‘Dardanët’: Nuk do ta ofendojmë Malin e Zi

11 tetor 2019 | 17:04

Kosova do të luajë ditën e hënë ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në “Euro 2020” ndaj Malit të Zi. Takimi është i një rëndësie të veçantë për Kosovën, pasi që me fitore do të mbante gjallë shpresat për kualifikime. “Dardanët” kanë njoftuar se nuk do ta ofendojnë kundërshtarin.

“Të hënën më 14 tetor, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ Kosova përballet me Malin e Zi, ndeshje kjo që mund të jetë vendimtare për rrugëtimin e Kosovës në ‘Euro 2020’. Me besimin në fitore, ne ‘Dardanët’, do t’i përkrahim djelmoshat tanë prej sekondës së parë e deri në fund”, thuhet në njoftimin e “Dardanëve”. “Me besimin se kështjella e quajtur ‘Fadil Vokrri’ mbetet e pamposhtur, ne do të jemi lojtari i 12-të i Kosovës. Me besimin në djemtë tanë në krye me Challandesin, nuk do të ndalemi së brohorituri. Njëkohësisht, siç e kemi traditë, nuk do ta ofendojmë kundërshtarin. Kemi dhënë besën. Për Kosovën, dashurinë tonë të përjetshme”, thuhet më tej në njoftimin e “Dardanëve”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqëria jonë është më e gjerë se shtrati i ngushtë…