Dardanet shënuan fitore bindëse në Luksemburg

09 nëntor 2019 | 20:23

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore në miqësoren e sotme kundër Luksemburgut, me rezultat bindës, 5:0.

Dardanet kanë shfaqur paraqitje shumë të mirë në këtë miqësore, duke i mbizotëruar rivalet në çdo aspekt të lojës, derisa as në këtë ndeshje nuk mungoi përkrahja e madhe nga bashkëatdhetarët tanë. Në pjesën e parë Dardanet realizuan dy gola. Fillimisht rezultatin e zhbllokoi Besjana Reçica, derisa më pas realizoi Erëleta Memeti. Loja e mirë e vashave tona vazhdoi edhe në pjesën e dytë, duke realizuar edhe tre gola tjerë.

Erëleta shënoi golin e saj të dytë për 3:0, derisa pas autogolit të shënuar nga vendaset, rezultatin përfundimtar të kësaj miqësoreje e vendosi, Leonora Ejupi. Paraqitja e mirë në këtë miqësore jep optimizëm në kampin e Dardaneve për suksese tjera në kualifikimet për Euro 2021.

Kosova ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve do ta luajë më 10 mars, 2020, kundër Sllovenisë në Prishtinë. Dardanet në tri ndeshjet e deritashme kanë realizuar dy fitore (kundër Turqisë dhe Estonisë) dhe një humbje (kundër Sllovenisë).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Halil Çadraku, është…