‘Dardanët’ zhvillojnë stërvitjen e radhës, një vogëlush i befason  

15 nëntor 2019 | 21:21

Një vogëlush në stadiumin “Fadil Vokrri” i ka befasuar futbollistët e Kosovës më një pankartë që mbante mbishkrimin “Kokën lart! Keni për çka të mburreni; Ëndrra vazhdon! – Krenar me ty Mërgim”

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pas humbjes nga Çekia në ndeshjet kualifikuese (2-1), mbajti stërvitjen e radhës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Trajneri Bernard Challandes në këtë stërvitje punojë me futbollistët që nuk u paraqiten në ndeshjen e fundit, kurse pjesa tjetër e futbollistëve ka bërë rigjenerim në hotel.

Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, pas stërvitjes së sotme lojtarët u duartrokitën nga një numër i konsiderueshëm i tifozëve, derisa vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi një vogëlush, i cili kishte shpalosur një pankartë me fotografinë e Mërgim Vojvodës të dëshpëruar nga humbja në Plzen, me mbishkrimin: “Kokën lart! Keni për çka të mburreni; Ëndrra vazhdon! – Krenar me ty Mërgim”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arta Vorpsi e quajtur nga kryeministri Rama si fituese për…