‘Dardanët’ zhvilluan stërvitjen e parë në Durrës

09 nëntor 2020 | 23:05

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll i ka nisur përgatitjet për tri ndeshjet e këtij muaji.

“Dardanët”, të hënën në mbrëmje, kanë kryer stërvitjen e parë në kompleksin “Tropikal” në Durrës. Në këtë stërvitje përzgjedhësi Bernard Challandes kishte në dispozicion futbollistët që nuk ishin të angazhuar në ndeshjet e zhvilluara të dielën me klubet e tyre, derisa pjesa tjetër e futbollistëve ka kryer rigjenerim në hotel.

Atmosfera në Përfaqësuese në prag të tri ndeshjeve të fundit për këtë vit është shumë e mirë dhe tek të gjithë ekziston dëshira e madhe që ky cikël të mbyllet me rezultate pozitive. “Dardanët” më 11 nëntor do të luajë miqësoren ndaj Shqipërisë në “Elbasan Arena”, ndërsa më 15 nëntor do të jetë mysafire e Sllovenisë në Lubjanë dhe më pas më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” do të presë Moldavinë, për ta përmbyllur edicionin e sivjetmë të Ligës C në Ligën e Kombeve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Joe Biden ka përshëndetur sot…