Dashuri mes plumbash, çifti ukrainas martohen në prani të miqve

20 mars 2022 | 23:38

Një çift ukrainas u martua sot, ndërsa forcat e Putinit vazhdojnë të kërcënojnë Kievin.

Anëtarët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, Ksenia dhe Roman, u fotografuan duke shkëmbyer unazat dhe duke u betuar për jetën krah njëri-tjetrit, ndërsa miqtë e tyre shihen të përlotur.

Ksenia, e veshur me një bluzë të bardhë dhe një buqetë me trëndafila të kuq dhe të bardhë, qëndroi përkrah bashkëshortit Roman, i cili mori pjesë në ceremoni ende i veshur me uniformën e ushtrisë.

Ky nuk është çifti i parë që martohet gjatë kohës së luftës, ndërsa në 13 mars, një tjetër çift vendosi të martohej përpara se të nisnin sulmet ruse në periferi të Kievit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Mariupoli ka qenë qyteti ku janë fokusuar luftimet në Ukrainë…