Daut Haradinaj: Kadri Veseli nuk ka partner më serioz se Ramushin

04 shkurt 2019 | 19:56

Deputeti Daut Haradinaj ka thënë se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nuk ka partner më të besueshëm se kryeministri Ramush Haradinaj.

“Gjithçka mundet të ndodhë në Qeveri. Nuk e shoh shqetësuese konfigurimin e Qeverisë, por i shoh shqetësuese vendimet që janë marrë, apo ato që do merren në të ardhmen për Kosovën”.

“Sot je në Qeveri, nesër s’je, por Trepça e ka statusin e vet, ushtria është këtu, kjo taksë do të mbahet mend që i kemi treguar edhe Serbisë që jemi shtet. Kemi filluar që të dëshmojmë se jemi shtet funksional”.

“Edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e di që partner më serioz dhe më të fuqishëm se kryeministri aktual nuk ka. Nuk besoj që ka dallim të mendimeve mes tyre, pasi që ka pasur presion.

“Veseli është që ta pezullojë taksën për t’i dhënë Serbisë kohë, por ajo tashmë ka filluar edhe me një kërkesë për shfuqizimin e Ligjit për Trepçën dhe kjo mund të vazhdojë me kërkesa tjera. Ndërsa ne i kemi edhe 1000 kushte që mund t’ia vëmë në tavolinë Serbisë, duke filluar nga të zhdukurit, dëmet e luftës, shkatërrimet, resurset, gjithçka që Serbia i ka plaçkitur Kosovës”.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka kërkuar edhe njëherë përkrahje nga ndërkombëtarët për vendimet që i merr Qeveria e Kosovës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se partia e…