Daut Haradinaj: Ligji për demarkacionin do të votohet kështu siç është

23 shkurt 14:19

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se gjithçka është afër për arritjen e marrëveshjes për votimin e demarkacionit.

Pavarësisht kësaj, Haradinaj ka bërë me dije për “RTV21” se AAK-ja nuk do të heq dorë nga raporti i Komisionit shtetëror për demarkacionin i cili drejtohet nga Shpejtim Bulliqi.

“Raporti i Shpejtim Bulliqit është raport shtetëror, e jo raport personal i Bulliqit, pasi shihet se LDK-ja ka një ndjeshmëri ndaj tij si ish-deputet i tyre”, ka thënë Haradinaj .

Ai beson se LDK-ja është e gatshme për t’i dhënë besim këtij Ligji për demarkacionin, pasi sipas tij ata kanë qenë për edhe në të kaluarën.

“Kam miq në LDK që janë të arsyeshëm dhe besoj në ta”, ka deklaruar Haradinaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në sallën “Konstandin Shpataraku” në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë,…