Daut Haradinaj: Po jetësohet njëri nga projektet më të bukur të Deçanit

24 tetor 2020 | 19:11

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka shikuar nga afër punimet që janë duke u kryer në qytetin e Deçanit, përkatësisht te shtrati i lumit dhe shëtitoret anësore të Gushavcit.

Ai është shprehur se është duke u jetësuar njëri nga projektet më të bukura të Deçanit.

“Shtrati i lumit dhe shëtitoret anësore po bëhen gati për qytetarët e Kosovës dhe veçmas për ata që e frekuentojnë Gushavcin dhe ujin shërues të tij”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia ka hyrë në fazën e dytë të pandemisë Covid-19…