Daut Haradinaj tregon aderimin e radhës në AAK

12 janar 16:21

Ish-Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka treguar se Shqipe Kastrati nga Prizreni, doktorësh e shkencave politike, është aderimi i radhës në AAK.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kastrati do të jetë në listën e AAK-së për deputet, raporton “Epoka e re”.

“Shqipe Kastrati nga Prizreni, dr. e shkencave politike, i bashkohet AAK-së dhe listës së saj për deputet. E njëjta deri më tani ishte Kryetare e PSDK-së në këtë qytet.  Shpresoj se angazhimi i saj do të jetë shtytje për Prizrenin dhe AAK-në! Na priftë e mbara e nderuar!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është njoftuar nga…