Daut Haradinaj: Veteranët mashtrues të tërhiqen vullnetarisht

19 shtator 2018 | 22:17

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për aktakuzën e Prokurorisë për manipulimet me listën e veteranëve të luftës së UÇK-së.

Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing” në televizionin “T7”, se veteranët mashtrues nuk duhet të mbesin në këto lista.

Haradianj ka shtuar se këta njerëz duhet të tërhiqen vullnetarisht.

“Veteranët mashtrues të tërhiqen vullnetarisht. Ata nuk bën të mbesin në këto lista dhe nuk do te mbesin. Unë do të bëj përpjekje që këto lista të pastrohen”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se të gjithë komandantët e zonave duhet të tregojnë se kush kanë qenë ushtarët e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i punëtorëve kosovarë që kanë pësuar lëndime në vendin…