![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/03/30CCE187-64FF-4756-A37E-ADD4C4697522.jpeg)
Daut Haradinaj zgjedhet kryetar i degës së AAK-së në Deçan
02 mars 2019
| 17:04
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Deçan, ka mbajtur Kuvendin e tetë zgjedhor, në të cilin ka rizgjedhur Daut Haradinajn kryetar të kësaj dege.
Deputeti Daut Hardinaj ka theksuar se ndihet krenar për punën që e kanë bërë në këto vite dhe se suksesi është i përbashkët i të gjithëve.
“Unë kam pas nderin me punu për këto tre vite e gjysmë në degën e Aleancës dhe është e vërtetë që suksesi i përbashkët e kemi arritur, sot udhëheqë qeveria, udhëheq Bashkim Ramosaj në komunë. Po në të njejtën kohë gjithë kandidatët për deputetë nga Deçani janë zgjedhur”, ka deklaruar Daut Haradinaj.