Davenport pas takimit me Lajçkaun: OSBE-ja do ta ndihmojë KQZ-në për zgjedhjet në veri

06 qershor 2023 | 10:11

Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport është takuar me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, për të diskutuar për situatën në veri dhe zgjedhjet atje.

Davenport ka thënë se OSBE-ja do të ndihmojë Komisionin Qendror Zgjedhor në “zgjedhjet gjithëpërfshirëse”.

“Me Miroslav Lajaçk sot u theksua rëndësia e progresit në dialogun e lehtësuar nga BE dhe pjesëmarrjen e plotë të të gjitha komuniteteve në institucione dhe zgjedhje. OSBE-ja në Kosovë qëndron fuqishëm përkrah KFOR-it dhe EULEX-it në përmbushjen e mandateve tona përkatëse në Kosovë. Mbështetje e fortë për thirrjen e BE-së për depërshkallëzimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse në komunat veriore. OSBE-ja do të ndihmojë institucionet e Kosovës, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të ofruar integrim dhe dialog duke përfshirë të gjitha komunitetet”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Aktualisht emisari Lajçak bashkë me emisarin amerikan Gabriel Escobar janë në zyrën e Presidentes Osmani për situatën e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të…