David Phillips: Amerika nuk e ka aprovuar korrigjimin e kufijve

12 tetor 2018 | 18:49

Eksperti amerikan i politikës së jashtme, David L. Phillips, në një intervistë për “KALLXO.com” thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë pajtuar për idenë e korrigjimit të kufijve të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke e avokuar tash e disa muaj nëpër Kosovë dhe jashtë saj.

Phillips, drejtor i Programit për Ndërtim të Paqes dhe të Drejta të Njeriut në Institutin për të Studime të të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia, i tha Jeta Xharrës se nëse presidenti Thaçi po thotë që Qeveria amerikane e përkrah pozicionin e tij, atëherë “ai ose i ka keqkuptuar ata, ose po i keqinterpreton”.

Deri para pak ditëve, Phillips ka qenë i angazhuar në ekipin e ekspertëve të huaj të Presidentit Thaçi, por ka dhënë dorëheqje duke shprehur hapur mospajtimet me idenë për ndarje të Kosovës.

Jeta Xharra: Z. Philips, së fundmi të dy liderët tanë, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj kanë qenë në Amerikë. Që nga koha që janë kthyer, ajo çfarë ne dimë është që të dy janë takuar me zyrtarë të lartë amerikanë dhe që të dy kanë thënë gjëra të ndryshme para delegacionit të njëjtë të qeverisë suaj. Si e shihni këtë dhe çfarë mendoni se tregon për Kosovën fakti që presidenti ynë shkon në takim dhe thotë “jam i gatshëm t’i negocioj kufijtë”, përderisa kryeministri thotë “kufijtë janë të paprekshëm, nuk dëshirojmë të negociojmë këtë”.

David Phillips: Së pari unë nuk i kam ndarë të gjitha takimet, takimi me Sekretarin e Shtetit ishte mbajtur vetëm nga z. Ramush Haradinaj. Ka pasur takime tjera të përbashkëta me zyrtarë tjerë të Departamentit të Shtetit. Është me rëndësi që të qartësojmë se cili është pozicioni i ShBA-së, kur (John) Bolton, këshilltari për Siguri Kombëtare, tha që ShBA dëshironte që palët të gjenin një marrëveshje dhe pastaj do ta konsideronin përkrahjen, nuk ka qenë një përkrahje për korrigjim të kufirit apo ndarje.

Jeta Xharra: A jeni i sigurt?
David Phillips: Po, jam i sigurt. Kam folur me zyrtarë amerikanë. Qeveria amerikane nuk e përkrah korrigjimin e kufirit, ajo përkrah gjetjen e një zgjidhje të përbashkët të cilën mund ta vlerësojë dhe ajo marrëveshje duhet të gjejë përkrahje nga qeveritë përkatëse dhe nga shoqëria civile.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në “Kallxo.com”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i Qeverisë së Kosovës i kryesuar nga zëvendëskryeministri,…