Davitkov emërohet trajner i KB Peja

13 janar 2021 | 13:46

KB Peja nuk ka humbur kohë dhe e ka emëruar trajnerin e ri. Fjala është për Jordanço Davitkov, i cili ka qenë trajner i Maqedonisë së Veriut për shumë vite me radhë.

“Trajneri Davitkov ka qenë trajner i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut për vite me radhë. Ai kualifikoj Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Evropian të vitit 2003. Ai gjithashtu ka qenë trajner i reprezentacionit të Kuvajtit, ku arriti vendin e tretë në garat e shteteve të Lindjes së Mesme”, thuhet në njoftimin e KB Peja.

Trajneri Bas, vetëm pas dy javësh largohet nga Peja

Davitkov gjithashtu ka udhëhequr më shumë sukses skuadra të ndryshme si ajo e Rabotnickit me të cilën është shpallur 4 herë kampion dhe 4 herë fitues i Kupës në Maqedoninë e Veriut, pastaj është shpallur kampion edhe me ekipin e tij në kampionatin e Kuvajtit si dhe fitues i Kupës.

Trajneri Davitkov është shpallur trajneri i vitit në Maqedoninë e Veriut tre herë dhe njihet si njëri ndër trajnerët më të mirë maqedonas i të gjitha kohërave.

Siç dihet nga KB Peja ka dhënë dorëheqje trajneri Semsettin Bas për shkak të arsyeve familjare, ndërsa të martën në klubin pejan është rikthyer basketbollisti Leonard Mekaj. Gazeta ka mësuar se basketbollisti më i mirë vendor, Dardan Berisha, nuk do të largohet nga Peja të paktën deri në fund të këtij kampionati

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka…