De Biasi emërohet trajner i Azerbajxhanit

11 korrik 2020 | 11:48

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi do t’i rikthehet bankinës.

Italiani ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Azerbajxhanit, për të drejtuar ekipin kombëtar të këtij vendi.

Është Komiteti Ekzekutiv i kësaj federate që ka bërë të ditur vendimin, me De Biasin që i është besuar drejtimi i kombëtares.

De Biasi në të kaluarën ka drejtuar ekipin kombëtar të Shqipërisë, duke e dërguar në Kampionatin Evropian të vitit 2016 në Francë.

Kujtojmë se Azerbajxhani ka qenë në grup me Kosovën në Ligën e Kombeve. Ndeshja e parë në Azerbajxhan kishte përfunduar 0-0, ndërsa në ‘Fadil Vokrri’, Dardanët kishin triumfuar 4:0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 300 mjekë në Kosovë llogariten të jenë…