De Biasi: Jam xheloz për Rejan që drejton Shqipërinë

17 nëntor 2019 | 16:11

Shumë figura të njohura do të vijnë më nga afër për të ndjekur takimin mes Shqipërisë dhe Francës. Mes tyre është edhe ish-trajneri i kuqezinjve, Gianni De Biasi që e shkroi historinë duke u kualifikuar Shqipërinë në Evropianin e Francës.

Teksa komenton për “Top Channel”, xhelozinë që Edy Reja shprehu për stadiumin e ri sa i përket paraardhësve të tij, De Biasi doli në një tjetër përfundim.

“Nuk jam xheloz për stadiumin e ri që do të ketë Reja. Jam xheloz që Reja është trajneri i Shqipërisë dhe unë jo. Mendoj se edhe unë kam kontribuar sadopak që Shqipëria arriti kulmin dhe tani vjen ky stadium. Është normale që të ketë ndryshime në organikën e Kombëtares që nga largimi im. Reja po merr lojtarët më të mirë”, ka thënë De Biasi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra protestues në Gjeorgji kanë dalë në rrugët e kryeqytetit…