De Bruyne: Do të përfundojmë të gjithë në infermieri

03 prill 2020 | 16:35

Ideja e Premier Ligë, në rast të rifillimit të kampionatit, është që t’i ngjeshë ndeshjet e mbetura në pak javë. A sa mjafton për të alarmua trajnerët dhe përgatitësit atletikë.

Edhe De Bruynë është skeptik në lidhje me këtë mundësi. Belgu ka pyetur veten nëse është e drejtë që të forcohet kthimi në fushë.

“Nuk ia kam idenë nëse dhe kur do të luajmë. Edhe në Angli duan të presin sa më gjatë të jetë e mundur, por si futbollist nuk është e lehtë”, ka thënë ylli i Manchester Cityt për faqen “www.hln.be”.

“Nuk jemi aktivë prej gjashtë javësh, normalisht është e nevojshme një përgatitje prej 3-4 javësh për të qenë në maksimumin e formës. Nëse kthehemi menjëherë në fushë, do ta shohim të gjithë veten në infermieri shumë shpejt. Nuk mund të jetë ky qëllimi”.

“Besoj se të pritet kaq shumë për të marrë një vendim mund të krijojë probleme për sezonin e ardhshëm. Do të më vinte keq ta mbyllnim sezonin kaq shpejt, por nëse mund të shmangen probleme për vitin e ardhshëm, duhet bërë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në…