De Bruyne emërohet kapiten i Belgjikës

21 mars 2023 | 23:00

Pas Francës, e cila vendosi t’ia besojë shiritin e kapitenit Kylian Mbappe pas largimit të Hugo Lloris, edhe Belgjika ka bërë ndryshimet e saj. Kevin de Bruyne, mesfushori i Manchester Cityt është kapiteni i ri i belgëve.

De Bruyne e trashëgon rolin nga Eden Hazard dhe Toby Alderweireld. Në vend të tij, zëvendëskapitenët do të jenë Thibaut Courtois dhe Romelu Lukaku.

Belgjika synon të nisë një erë të re në kombëtaren e futbollit. Talentet dhe lojtarët e mëdhenj nuk mungojnë dhe tashmë koha ka ardhur për të fituar trofe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka…