De Jongi për PSG-në “tradhton” Barçën

18 janar 2019 | 16:28

Mesfushori Frenkie De Jong do të largohet nga Ajaxi në verë.

Barcelona nuk do të jetë skuadra e tij, pasi 21-vjeçari është joshur nga oferta më e mirë ekonomike e PSG-së, një ekip që u tregua më i zoti në gjetjen e gjuhës së përbashkët me klubin nga Amsterdami dhe me vet protagonistin. 75 milionë euro do të shkojnë për Ajaxin, një çek dukshëm më i mirë sesa ai që ofronin përfaqësuesit e klubit katalanas.

Premtimi i futbollistit holandez ndaj Barcelonës ka rënë poshtë, e Frenkie De Jong ka preferuar të shkojë në verë në Paris, në krah të Neymar dhe Mbappe, gjithmonë nëse dy sulmuesit do të mbeten nën hijen e kullës “Eiffel”. De Jong vazhdon ndërkohë të mbajë një profil të ulët, duke mos i prishur bilancet në publik, e duke vlerësuar Barcelonën, por duke mos u dedikuar në të ardhmen në klubin “blaugrana”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës…