De Lighti pas kritikave: Do të punoj shumë për të arritur sukses në Itali

04 shtator 2019 | 12:45

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt, e ka pranuar se nuk është gjithçka e lehtë në futbollin italian. Holandezi pati një paraqitje zhgënjyese në ndeshjen ndaj Napolit javën e kaluar, ku kritikat ishin të shumta.

“Mund të duket negative, por në Itali, krahasuar me Holandën, ne mendojmë më shumë individualisht. Për secilin lojtar ato që u duhen dhe si mund të bëheni edhe më të mirë, identifikohen. Një program i personalizuar është hartuar për ju. Unë jam në një vend të ri dhe e di se asgjë nuk është e lehtë. Koeman, Van Persie, Robben dhe Van Gaal janë gjenerata e vjetër dhe shpresoj t’i jap futbollit atë që i dhanë ata. Do të punoj shumë për të arritur sukses në Itali”, ka thënë De Ligti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGjK), Nora Hasani, ka bërë…