De Ligt, i gatshëm për Austrinë

14 qershor 2021 | 17:33

Lajm i mirë nga grumbullimi i Holandës në lidhje me gjendjen fizike të Matthijs De Ligt: mbrojtësi i Juventusit ka lënë pas dëmtimin në rrëzë të kofshës.

Një lajm i shkëlqyer nga infermieria e “tulipanëve”, pasi trajneri Frank de Boer tani do të ketë në dispozicion një element thelbësor që do të japë shumë më tepër siguri në lojën mbrojtëse duke nisur që nga përplasja e radhës me Austrinë.

Kujtojmë që në sfidën e parë ndaj Ukrainës, e fituar 3-2 nga Holanda, skuadra e de Boer pësoi dy gola që tregoi dobësitë që ka kjo skuadër në prapavijë kur nuk luan de Ligt, aq më tepër që për arsye dëmtimi nuk ka humbur Evropianin edhe Virgil van Dijk.

Holanda, pas suksesit të arritur ndaj Ukrainës, mund të konsiderohet e kualifikuar në fazën tjetër, pasi vështirë se do të dështojë të marrë pikë me Austrinë apo Maqedoninë e Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile kanë kundërshtuar vendimin e presidentes…