De Ligt: Prisja të isha titullar

25 gusht 2019 | 12:39

Matthijs De Ligt është një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e klubit të Juventusit, por ai qëndroi në stol në ndeshjen që kampionët e Serisë A e luajtën ndaj Parmas.

“Nuk e prisja që ta nisja kampionatin nga stoli. Preferoja që të luaja titullar. Gjithsesi, e respektoj vendimin e trajnerit. Duhet të jem realist, jam ende duke u ambientuar me skuadrën. Chiellini dhe Bonucci për shumë vite janë konsideruar si dyshja mbrojtëse më e mirë në botë. Këtë sezon duhet të luftoj shumë për të siguruar një vend si titullar”, ka thënë De Ligt.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Supermodeluesja e njohur Ashley Graham para disa dite ka bërë…