De Ligti ironizon sërish me Juven: Bayerni ka më shumë ambicie për Ligën e Kampionëve

20 shtator 2022 | 16:01

Matthijs de Ligt u transferua gjatë kësaj vere nga Juventusi te Bayerni. Duke folur nga grumbullimi me Holandën, mbrojtësi bëri një krahasim mes dy klubeve.

“Bayerni për mua është një hap përpara në kualitet dhe si skuadër. Është një ekip që ka ambicie për të fituar gjithmonë Ligën e Kampionëve. Juventusi ndërkohë ka më pak ambicie. Kishte ardhur momenti që të bëja hapin e duhur në përmirësimin e kualitetit. Te Juventusi jam argëtuar shumë, por Bayerni është më afër filozofizë që kemi dhe në kombëtare”, deklaroi De Ligt duke thumbuar skuadrën italiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fundjavë u zhvillua xhiroja e dytë e Prince Caffe…