De Ligti, lojtari më i mirë i ri për vitin 2019

02 dhjetor 2019 | 21:01

Ish-mbrojtësi i Ajaxit dhe tash Juventusit, Matthijs de Ligt është shpallur lojtari më i mirë i ri për vitin 2019.

Futbollisti holandez në këtë garë e mposhti Jadon Sancho e Borussia Dortmundit dhe Joao Felixin e Atletico Madridit.

“Jam i kënaqur që jam këtu, i nderuar që gjendem në skenë. I lumtur për këtë triumf, së pari dua të falënderoj Ajaxin, shokët e mi të ri të skuadrës, të dashurën… jam shumë krenar. Do ta shijoj këtë mbrëmje”, ka thënë De Ligt.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Taylor Mega është një modele e famshme në shtetin fqinj…