De Rossi: Lukaku ka lindur duke shënuar gola

16 shkurt 2024 | 14:42

Trajneri i Romës, Daniele De Rossi pas barazimin në Ligën e Evropës ndaj Feyenoordit (1-1), ka thënë së është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës.

“Ishte një ndeshje e vështirë, ata janë e kontrollojnë shumë topin, por gjithmonë kërkoj agresion në raste të tilla. Skuadra përformoi mirë edhe pse pati momente në të cilat ne mund të vuanim”, ka thënë trajneri italian.

De Rossi më pas ka thënë se sulmuesi Romelo Lukaku ka lindur duke shënuar gola.

“Po flasim për një nga lojtarët më të fortë në atë rol për momentin, do të ishte gabim të jemi të vetëkënaqur, por ai ta tregon me punën që bën. Lukaku ka lindur duke shënuar gola. Jam i kënaqur me të, me performancën dhe qëndrimin e tij, si dhe të të tjerëve”, ka deklaruar De Rossi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shprehur një sërë…