De Rossi: Ndaj Fiorentinës morëm një pikë të rëndësishme

11 mars 2024 | 15:37

Pas barazimit 2-2 ndaj Fiorentinës, trajneri i Romës, Daniele De Rossi e ka cilësuar pikën e marrë shumë të rëndësishme, pasi sipas tij ndeshja ishte goxha e vështirë.

“Nuk më pëlqeu pjesa e parë. Megjithatë, pjesa e dytë shkoi më mirë, por ne nuk patëm shumë gjuajte në portë. Kundërshtari është shumë i fortë, mos ta harrojmë këtë. Pika e fituar është shumë e rëndësishme, si për moralin, ashtu edhe për renditjen”, ka thënë De Rossi.

Më tej, duke folur në veçanti për Svilar, trajneri i “verdhekuqve” theksoi se portieri i tyre është fantastik dhe se në këtë përballje ishte vendimtar, duke pritur penallti. “Mile është një djalë fantastik. Ai po punon mirë, i mbështetur nga stafi, trajneri i portierëve dhe Rui. Ai priti një penallti dhe ishte shumë vendimtar”, ka deklaruar De Rossi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po e fiton më në fund titullin e parë të…