De Rossi: Nëse shënojmë një gol, do të jetë goditje e fortë për Milanin

17 prill 2024 | 16:29

Trajneri i Romës, Daniele De Rossi ka thënë se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për fatin e sezonit, pasi triumfi në Ligën e Evropës siguron një vend në Ligën e Kampionëve.

“Luhet një ndeshje përcaktuese për fatin e sezonit, shumë e rëndësishme, pasi Liga e Evropës është një objektiv i skuadrës. Është një mundësi e shkëlqyer për të siguruar edhe një biletë për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Ne jemi të vetëdijshëm se për të kaluar për më tej duhet të fitojmë me çdo kusht, në të kundër do të jemi jashtë. Ne do të bëjmë lojën tonë, do të përpiqemi të mbrohemi mirë, por dhe t’i bëjmë keq Milanit. Nëse do t’i shënojmë një gol, për ta do të ishte një goditje e fortë”, ka thënë De Rossi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka pritur sot në…