De Rossi nuk pensionohet, afër marrëveshjes me Boca Juniors

17 korrik 2019 | 12:13

Në Argjentinë këmbëngulin se Daniele De Rossi nuk do të “varë këpucët në gozhdë”, pasi ka vendosur t’i bashkohet skuadrës së Boca Juniors.

Sipas mediave argjentinase, mesfushori 35-vjeçar është bindur nga ish shoku i tij i skuadrës te Roma, Nicolas Burdisso, që të pranojë ofertën e “Xeneizes”.

Burdisso mban rolin e drejtorit sportiv te Boca Juniors dhe duket se ka ndikuar që De Rossi të firmosë më skuadrën argjentinase një kontratë 8-mujore, të vlefshme deri më 1 mars, kur edhe mbaron kampionati në Argjentinë. Ish-mesfushori legjendar i Romës, Daniele De Rossi mbylli bashkëpunimin me verdhekuqtë në fund të sezonit, pasi drejtuesit e klubit nuk i ofruan rinovim kontrate.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Quhet “FaceApp” dhe progresivisht po bëhet tendenca e kësaj vere.…