Debatet e ditëve dhe netëve të fundit lidhur me fillimin e vitit shkollor

28 gusht 2020 | 18:08

Prof. Asoc. Dr. Arben Dërmaku

Klasa 1-5 pauzë 1 vit akademik ose më herët deri në vaksinë, klasa 6-12 mësim online dhe universitetet online

Ishin debatet e ditëve dhe netëve të fundit lidhur me fillimin e vitit shkollor në ndërtesa dhe opinionet pro dhe kundër që më shtyn të artikuloj atë që mendoj personalisht. Duke ditur rëndësinë që ka ballafaqimi i suksesshëm me armikun e quajtur COVID-19 duhet menduar në funksion të bllokimit të këtij virusi për të pasur përhapje sa më të vogël në popullsi. Në këtë sens duhet trajtuar edhe masat që duhet ndërmarrë në kuptimin e hapjes së shkollave në këtë kohë të pakohë. Le të bëjmë një sqarim të grupeve të prekura të nxënësve dhe karakteristikat që i përcjellin në praktikë.

Klasa 1-5 pauze 1 vit akademik ose me herët deri në vaksinë. Dihet mirëfilli se kjo kategori e nxënësve janë persona asimptomatik dhe janë gjenerator I bartjes së virusit në familje. Gjithashtu kjo kategori moshore e ka më të vështirë përcjelljen e mësimit në tv apo në zoom apo google meet prandaj pauza prej një viti besoj që do të shkonte në favor të kufizimit të shpërndarjes së virusit dhe fokusi I shoqërisë dhe familjeve do të ishte në mirëmbajtjen psikike të kësaj kategorie përmes aktiviteteve zëvendësuese të mësimit. Dihet mirëfilli se kjo kategori nuk posedon aparaturë teknologjike që do të mundej të absorboj mësimin online. Pauzimi për një vit e ka koston e vet por dobia është më e theksuar për tërë shoqërinë.

Klasa 6-12 mësim online. Kjo kategori e nxënësve ka një vetëdije më të lartë për shfrytëzim të mjeteve teknologjike me qëllim të aplikimit të mësimit online. Mendoj që kjo kategori do të duhej të trajtohej me zoom ose google meet teknologji që do të thotë se mësimi do të duhej të bëhej interaktiv me mësimdhënësit. Përfshirja e kësaj kategorie në këtë formë të mësimit do të zëvendësonte totalisht mësimin në klasë cilësim që e bëjë në bazë të përvojave të njohura deri tani. Kjo kategori në shumicën e rasteve posedon mjete teknologjike për t’ju qasur mësimit online. I mbetet qeverisë të plotësoj boshllëqet e pakta që mund të shfaqen në këtë pikëpamje.

Studentët online. Niveli student është gati se në tërësi i pajisur me teknologji të nevojshme për mësim online me platformat zoom dhe google meet. Nga përvojat personale kjo metodë e mbajtjes së mësimit përfshirë këtu edhe mbajtjen e vlerësimeve gjatë semestrit është e suksesshme. Kur dihet qëllimi madhor kufizimi I shpërndarjes së virusit besoj që këto propozime janë legjitime për tu aplikuar. Në zhargonin qeveritar bëhet pyetja e parë a ka dikund kështu derisa përgjigja është duhet të sillemi në bazë të situatave të krijuara që ne e quajmë qasje situative.

(Autori ka përvojë menaxheriale -UP,UKZ dhe këshillldhënëse – MASH)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta madrilene “Marca” ka raportuare se Barcelona po tenton shkëmbimin…