Debati parlamentar me Kurtin për dialogun nis në orën 13:00

02 mars 2023 | 11:43

Kuvendi i Kosovës ka vendosur që në orën 13:00 të mbahet debati parlamentar për dialogun, ku para deputetëve do të raportojë kryeministri Albin Kurti.

Ky debat mbahet pas propozimit të LDK-së dhe insistimit të opozitës (PDK e AAK) në përgjegjësi që kryeministri Kurti të raportojë për takimin e fundit në Bruksel ku është pajtuar për planin franko-gjerman, raporton “Epoka e re”.

Në favor të mocionit procedural për këtë debat parlamentar kanë votuar edhe deputetët e Vetëvendosjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi,…