Deçani bëhet gati për fillimin e vitit të ri shkollor

20 gusht 2019 | 13:20

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, së bashku me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Bekim Vishaj, dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë takuar të martën të gjithë drejtorët e shkollave të kësaj komune.

Në këtë takim është diskutuar lidhur më përgatitjet për vitin e ri shkollor 2019/2020, i cili do të nis më 2 shtator .

Nga drejtorët e shkollave, kryetari Ramosaj është njoftuar lidhur me përgatitjet që janë bërë për këtë fillimvit, furnizimi me lëndë djegëse që ka filluar dhe është duke vazhduar për t’u përmbyll së shpejti në të gjitha shkollat.

Ndonëse në ketë takim është bërë me dije se do të nisë ndërtimi i dy shkollave të reja, po ashtu edhe renovim i atyre ekzistuese, inventarizimi i disa shkollave në mënyrë që të krijohet ambient i përshtatësh për nxënës dhe mësimdhënës.

Ramosaj ka kërkuar nga drejtorët që të jenë edhe më të përkushtuar së bashku me mësimdhënësit që ta rrisin cilësinë mësimore në të gjitha shkollat.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-reprezentuesi i Shqipërisë, Valdet Rama nuk do të rikthehet në…