Deda dhe Kusari tërheqin nënshkrimet, Osmani dhe Maloku ‘nënshkruajnë’ nga ShBA-ja

04 dhjetor 2018 | 17:05

Deputetët e Alternativës, Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila, i kanë tërhequr nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme të thirrur opozita për çështjen e liberalizimit të vizave.

Pas kësaj, vetëm pak minuta pas ka nisur kjo seancë, ajo është ndërprerë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se në listën e nënshkrimeve gjenden edhe emrat e dy deputeteve të LDK-së që ndodhën për vizitë në Amerikë, Vjosa Osmani dhe Doruntina Maloku.

Me këtë rast, Veseli ka thirrur sërish mbledhjen e Kryesisë për ta sqaruar këtë çështje dhe për të parë nëse ajo do të vazhdohet sonte ose jo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas revistës “Forbes”, kancelarja gjermane, Angela Merkel është renditur e…