‘Forbes’: Merkeli, gruaja më e fuqishme në botë

04 dhjetor 2018 | 17:00

Sipas revistës “Forbes”, kancelarja gjermane, Angela Merkel është renditur e para në listën e grave më të fuqishme në botë.

Ajo është renditur e para në këtë listë, pavarësisht pse ka deklaruar se nuk do të jetë në krye të partisë Kristian Demokrate (CDU) dhe nuk do të garojë për rizgjedhje në pozitën e kancelares më 2021.

Megjithatë ajo aktualisht vazhdon të jetë gruaja që udhëheq ekonominë më të madhe në Evropë.

E dyta në listë gjendet, kryeministrja britanike, Theresa May, e pasur nga udhëheqësja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, francezja Christine Lagarde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Lokaj nga Deçani, i cili ka babanë dhe vëllanë…