Deklarata e Challandesit pas fitores në Bullgari

10 qershor 2019 | 23:12

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka folur pas ndeshjes kundër Bullgarisë. Ai ka thënë se e merituan fitoren.

Bernard Challandes, është shprehur shumë i lumtur për fitoren kundër Bullgarisë, që është fitorja e parë e Kosovës në eliminatore për një kampionat Europian.

“Jam shumë i lumtur për lojtarët. Nuk u dorëzuam. Kemi punuar shumë në këtë ndeshje në të gjitha aspektet, në mbrojtje, në mesfushë, në sulm. Kemi sulmuar nga krahët dhe e kemi merituar këtë fitore”.

Ai ka thënë se në ndeshje të këtilla edhe ajo psikologjia e lojtarëve.

“Kjo skuadër sonte e tregoi karakterin e vet, karakterin që e ka. Lojtarët ju përgjigjen mirë skuadrës. Ne duhet të luajmë futboll, sepse kemi skuadër të mirë dhe do të tentojmë për të arritur në Euro 2020”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka vazhduar me formën e mrekullueshme. Sot ka arritur…