“Deklarimet e SHBA-së për Specialen të merren me seriozitet”

03 janar 2018 | 22:30

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje liderëve te Kosovës dhe deputetëve të parlamentit ta ruajnë zotimin për punën e Dhomave të Specializuara dhe ta lënë te pandryshuar autoritetin dhe juridiksionin e gjykatës.

Këto thirrje vijnë disa ditë pas përpjekjeve të Parlamentit të Kosovës për të shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.

Analisti Bekim Kabashi theksoi se viti 2018 pritet të jetë një vit i brishtë për stabilitetin politik

Kabashi theksoi se deklaratat që vijnë nga Amerika janë tepër serioze siç dhe është serioze dhe interesi i disa grupeve të individëve për ta shfuqizuar këtë gjykatë.

E profesori dhe njëherësh njohësi i çështjeve politike në vend, Muhamed Kelmendi thotë se me Amerikën duhet të bisedohet për zgjerimin e kompetencave të këtij ligji, pra për dënimin edhe të kriminelëve serb, “e nëse kjo nuk ndodh atëherë të ndodhë edhe shfuqizimi i saj”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pronar i një lokali danez ka thënë se i…