Del kënga kushtuar djalit të dëshmorit

16 mars 2020 | 12:30

Tekstet e këngëve të tij janë të jashtëzakonshme dhe mishërojnë realitetin e të rinjve tanë, prindërit e të cilëve vdiqën për lirinë e atdheut.

Nuk janë pak ata të rinj që po detyrohen nga jeta e vështirë ta braktisin vendin dhe ta marrin rrugën e gjatë për në mërgim, shkruan “Epoka e re”.

Interpretimi i tij i shkëlqyer po bën ndjekësit e tij ta pëlqejnë pa masë këngën që ai së fundmi edhe solli në tregun muzikor.

“Djali i dëshmorit” është kënga e re e këngëtarit Shaliani.

Kënga është publikuar që 17 orë dhe deri më tani ka arritur mbi 38 mijë shikime.

Këngëtari i ri, Shaliani, është duke korrur suksese të mëdha në karrierën muzikore. Ai tanimë është bërë këngëtari më i parapëlqyer për zhanrin e muzikës që po kultivon./Epoka e re/Mentor Hajrizi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar të përgatitet Parku…