Del në shitje ish rezidenca e Brad Pitt dhe Jennifer Aniston, njihuni me ambientet fantastike të saj

12 gusht 2020 | 16:18

Ish rezidenca luksoze e dyshes së aktorëve Brad Pitt dhe Jennifer Aniston është shitur së fundmi për një vlerë 23.5 milionë dollarë.

Shtëpia përmban disa ambiente fantastike, ku përfshihen dhe një kinema e fushë tenisi. Ish-çifti bëri disa ndërhyrje në rezidencë në vitin 2000-2005, kohë kur kanë qenë të martuar. Pas ndarjes ata e shitën rezidencën për rreth 28 milionë dollarë.

Shtëpia ka një sipërfaqe toke rreth një hektarë, ka një kuzhinë super luksoze dhe dy bare. Gjithashtu në të përfshihen disa dhoma gjumi në formë suite si edhe 13 tualete.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Sot, në Shtëpinë e Librit, pra në ambientet e shtypshkronjës…