Del videoja kur nëna e Piques kërcënonte Shakirën në mes të rrugës

25 janar 2023 | 16:24

“Music sessio #53” e Shakirës ka hapur vazon e Pandorës, lidhur me marrëdhënien mes këngëtares, Gerard Piques dhe pjesës tjetër të familjes së ish-futbollistit.

Me anë të këngës, “popstarja” akuzon hapur ishbashkëshortin dhe të fejuarën e re, Klara Kia Marti, ndonëse nuk mungoi edhe një strofë shumë e ndierë kundrejt ish-vjehrrës, Montserrat Bernabeu, që për shumë vite ka jetuar si fqinje dhe edhe sot madje ishin të ndarë vetëm nga një gardh me lule. Dhe për mos të pasur as kontakt pamor madje, Shakira së fundmi ka vendosur që të ngrejë një mur shumë të lartë, pasi shumë betoniere po punojnë prej ditësh në vilë, për të bërë këtë ndarje objektesh.

Gjithsesi, duke parë se sa shumë bujë ka pasur ndarja e Shakirës me Gerard Pique, në “twitter” është rikthyer që të qarkullojë një video e pak kohëve më parë, e cila sot merr domethënien e vërtetë, lidhur me ngjarjet e fundit, që të gjithë janë në dijeni. Në atë filmim amatore shihen dy femra që zihen në rrugë, pikërisht përpara ish-mbrojtësit të Barcelonës. Madje, për më shumë, Montserrat, e ëma e Pikesë, e kap nga fytyra me një pamje shumë agresive Shakirën dhe më pas e fton që “ta qepë”.

Indinjuese është edhe shprehia e sportistit, i cili jo vetëm që nuk bën asgjë për të mbrojtur nënën e fëmijëve të tij (Milan e Shasha) kundrejt sjelljes agresive të së ëmës, por duket sikur kapja nga nofullat që Montserrat i bën këngëtares i pëlqeu shumë. Gjithsesi, në mbështetje të këngëtares kolumbian vijnë fansat e panumërt, të cilët në komentet poshtë videos sensibilizoheshin me Shakirën. “Sa shumë paske duruar për dashurinë”. Apo edhe, “Paske dalë shumë vonë nga ai ferr, por ne jemi me ty Shakira”…

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina ka njoftuar se nuk do ta votojë draft-statutin…