Delawie kërkon ekip ekspertësh e konsensual për dialogun me Serbinë

13 korrik 2018 | 18:33

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” ka thënë se Kosova duhet të përgatitet për fazën e finale të dialogut me Serbinë.

Ai ka shtuar se dialogu nuk ka alternativë.

“Nuk ka alternativë për dialogun dhe Kosova duhet të përgatitet. Punoni së bashku për një ekip gjithëpërfshirës, ekspertë, dhe ekip konsensual. Qëndroni të fokusuar për synimet afatgjate të Kosovës me qartësi e qëllim”, ka shkruar Delawie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi,…