Delawie mirëpret diskutimin në Bruksel për Asociacionin

03 gusht 2018 | 19:24

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, ka thënë se është i lumtur që Bashkimi Evropian do të diskutojë për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në një postim në llogarinë e vet në “Twitter”, Delawie ka shkruar se ky fakt duhet të ndihmojë që të gjithë të relaksohen.

“I lumtur që e pash në deklaratën e BE-së se në takimin e radhës në Bruksel do të diskutohet për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mendoj se kjo do të na ndihmojë të gjithëve që të relaksohemi dhe të kalojmë mirë në këtë fundjavë”, ka shkruar Delawie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë turke dënoi nëntë persona me burgim të përjetshëm…