Delawie mirëpret qëndrimin e Veselit për Gjykatën Speciale

09 janar 2018 | 16:47

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka mirëpritur deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është shprehur pro Gjykatës Speciale, pavarësisht iniciativës së deputetëve për zhbërjen e saj.

“E mirëpres deklaratën publike nga kryetari i Kuvendit Veseli dhe liderët e tjerë politikë, të cilët kanë përkrahje ndaj Gjykatës Speciale”, ka shkruar ambasadori Delawie në llogarinë e vet në “Twitter”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se, pavarësisht prej paralajmërimeve,…