Delawie: Rezultatet në luftën kundër korrupsionit nuk kanë lënë shumë përshtypje

27 janar 2018 | 13:33

Prokurorët e Kosovës janë përballur me shumë sfida gjatë punës së tyre, mirëpo përkundër kësaj ata ia kanë dal që të zgjidhin rastet më të ndjeshme.

Madje vetëm gjatë vitit 2017 prokuroritë në vend kanë zgjedhur mbi 66 mijë lëndë. Të gjitha këto u bën të ditura në konferencën vjetore të prokurorëve, e cila ka mbledhur prokurorë ambasadorë e personalitete të ndryshme shtetërore.

Këta të fundit kërkuan efikasitet në zgjidhjen e lëndëve, duke thënë se vetëm rritja e numrit të lëndëve të zgjidhura çdo vit nuk mjafton.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri nga prokurorët kërkoi përgjegjësi më të madhe sidomos tani pas mbështetjes nga ai për sistemin prokurorial.

Ai tha që si ministër i drejtësisë është i angazhuat në sundimin e rendit dhe ligjit andaj edhe do të vazhdoj të përkrah por edhe të kërkoj përgjegjësi nga akterët e drejtësisë në vend.

“Kam ofruar mbështetjen time për sistemin prokurorial ,jem të përkushtuar për të ofruar një legjislacion adekuat. Javën e ardhshme do të procedohen në qeveri e më pas në kuvend pakoja e ligjeve e që në të është edhe ai për prokurorinë e shtetit. Sundimi i ligjit në mënyrë të pa kompromis është dhe do të mbetet prioritet i imi si ministër i drejtësisë. Ju do të jeni kategoria më e privilegjuar sepse nga ky muaj do t`i merrni pagat me rritje e që do të jenë pagat me të larta në rajon. Prandaj me të drejtë qytetarët presin llogari më të madhe”, deklaroi ai.

Ndërsa Kryeprokurori i shtetit Aleksander Lumezi në këtë konferencë shpalosi të arriturat e prokurorive që ai udhëheq.

Lumezi tha se vetëm gjatë viti 2017 janë zgjidhur mbi 66 mijë lëndë. Ai tha se pret angazhim nga prokurorët e shtetit në rritjen e lëndëve të zgjidhura në sferat si krimi i organizuar korrupsioni krimet e luftës e të tjerë.

Lumezi kërkoi angazhim nga prokurorëve veçanërisht për luftimin e korrupsionit duke thënë se korrupsioni luftohet duke vepruar e jo premtuar.

“Në këtë vit nga të gjithë prokurorët e shtetit pres angazhim të madh në sfera siç janë krimi i organizuar dhe korrupsioni krimet e luftës duhet ti ndjekim të gjithë kryesit e veprave dhe ti ndëshkojmë ata. Ky është prioriteti i vitit 2018 sepse këtë e kërkojnë viktimat e familjarët e tyre. Sfidat që i ka Kosova do të na përcjellin edhe gjatë rrugëtimit tonë për liberalizimin e vizave”.

”Viti i kaluar ishte tregues konkret për një zhvillim konkret. Fundviti që lamë pas ishte i plotësuar me ngjarje ku prokuroria e shtetit ishte në qendër të vëmendjes. Kërkoj që edhe këtë vit të dëshmoni se institucioni i prokurorit të shtetit nuk i nënshtrohet asnjë ndikimi. Lufta kundër korrupsionit nuk mund të fitohet vetëm me hartimin e strategjive dhe shpalimin e raporteve. Korrupsioni nuk luftohet me premtime por me veprime. Vetëm gjatë vitit të kaluar kemi zgjedhur 418 raste të korrupsionit”, shtoi Lumezi.

Punën e prokurorëve e lavdëroi edhe Blerim Isufaj, kryesues i Këshillit Prokurorial.

Ai tha se prokurorët gjatë këtyre viteve janë përballur me sfida të shumta. Isufaj tha se prioritet k veçantë është që të krijohet një ambient ku ka qasje në drejtësi për të gjithë.

Në kohën kur Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci ishte pothuajse në përfundim të fjalës së tij, në sallën ku po mbahej konferenca është ndërprerë rryma elektrike. Kjo ndërprerje bëri që për disa minuta konferenca të ndërpritej për të vazhduar përsëri me kryetarin Peci.

Kreu i Supremes tha se në sistemin e drejtësisë ka probleme të unifikimit të praktikës gjyqësore. Ambasadori i ShBA-së,Greg Delawie tha se përkundër punë së bërë deri më tani ajo nuk mjafton. Ai i bëri thirrje prokurorëve për zgjidhje efikase të rasteve”, raporton ekonomia online.

“Presim shumë prej jush dhe ju nxisim që të bëni punën tuaj për fuqizimin e sektorit të ligjit. Për fat të keq prokuroria në veri po që vjen me rastin tragjik të Oliver Ivanoviq besoj që ky rasa duhet të kryhet me sukses”.

“Jam i mahnitur me rastet e pazgjidhura të mbetura. Zvogëlimi i lëndëve nuk mjafton mënyra se si zgjidhen këto lëndë është e rëndësishme, ju lus që të keni efikasitet se si i zgjidhni rastet. Rezultatet në luftën kundër korrupsionit për shkak që kësaj çështje i ka munguar urgjenca”.

Ndërsa kryeprokurori i EULEX, Claudio Pala tha se një ndër sfidat me të cilat përballet sistemi i drejtësisë në Kosovë është reforma që duhet bërë Kodit të procedurës penale.

Konferenca Vjetore e Prokurorëve do të vazhdojë të mbahet gjatë gjithë ditës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudi, i…