Delawie: ShBA-ja do të vazhdojë t’i mbështesë institucionet e rendit në Kosovë

20 shkurt 16:58

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj, ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, me të cilin ka folur për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve.

Po ashtu, në këtë takim është biseduar edhe për çështjen e sigurisë së përgjithshme në Kosovë, gjendjen civile të Kosovës dhe për modalitetet me të cilat do të ndihmojë Qeveria e ShBA-së, në avancimin e këtij sektori.

Me këtë rast, ministri  Sefaj ka falënderuar ambasadorin Delawie për përkrahjen e vazhdueshme që ShBA-ja i jep MPB-së dhe institucioneve vartëse të saj.

Ndërsa diplomati amerikan, Greg Delawie, ka  konfirmuar se përkrahja ShBA-së do të vazhdojë për institucionet zbatuese të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Garda Revolucionare e Iranit ka bërë me dije se ka…