Delawie takon Kusarin dhe Dedën, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

27 gusht 2018 | 15:52

Ambasadorin e ShBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie, ka takuar sot udhëheqësit e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda, me të cilët ka biseduar për gjendjen aktuale politike në vend.

Në profilin e vet në “Facebook”, deputeti Ilir Deda ka shkruar se me ambasadorin amerikan kanë biseduar për dialogun me Serbinë, sundimin e ligjit dhe rastin Blakaj.

“Sot me Mimoza Kusari takuam ambasadorin e ShBA-ve, z. Greg Delawie, ku prezantuam qëndrimet e Alternativës për dialogun me Serbinë dhe kundërshtuam projektin e ndryshimit të kufijve. Me ambasadorin Delawie biseduam edhe për sundim të ligjit dhe rastin Blakaj, dhe e cekëm domosdoshmërinë e hetimit të pavarur e pandikuar politik për këtë rast. Gjithashtu, e përsëritëm qëndrimin tonë që Kuvendi i Kosovës duhet të ndërpresë pushimin sa më parë dhe të jep fjalën e vet për zhvillimet e fundit negative për shtetësinë tonë”, ka shkruar Deda.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në margjina të takimit të…