Delegacioni i BQK-së, pjesëmarrës në konferencën e organizuar nga Banka Qendrore Evropiane

12 qershor 2019 | 15:32

Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Flamur Mrasori, i shoqëruar nga anëtari i Bordit Behxhet Brajshori, po marrin pjesë në konferencën e 8-të të nivelit të lartë të organizuar nga Banka Qendrore Evropiane me temën: Përgjigja e vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore ndaj ndryshimeve në fushën tregtare dhe financiare.

“Fjalën mirëseardhëse për pjesëmarrësit e kësaj konference e ka mbajtur presidenti i BQE-së, Mario Draghi, kurse folëse kryesore është drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Christine Lagarde. Kjo konferencë vjetore është e nivelit të lartë, e cila kësaj radhe është organizuar në dy sesione kryesore me tema shumë të rëndësishme dhe me folës nga institucione të larta financiare botërore si FMN-ja, Banka Botërore, BERZH-i, përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian, si dhe përfaqësues të Bankave Qendrore të vendeve të ndryshme evropiane”, është thënë në njoftimin e BQK-së.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qendër të Prishtinës, pak metra larg “Newborn”-it, është zbuluar…