Delegacioni i DEA-s takohet me Policinë e Kosovës, diskutohen hetimet për trafikimin me narkotikë

07 maj 2026 | 14:04

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës u takua me atasheun e vendit të Administratës Kundër Drogave (DEA), me seli në Sofje, Scott M. Caporossi, Analisten e Inteligjencës së DEA-s Kathleen (Kacey) Garrett, dhe Kimberly Riffe Atashe e DOJ/ICITAP në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara.

Ky takim, përtej natyrës së tij njohëse, shërbeu si një platformë për të diskutuar zhvillimin e iniciativave që synojnë avancimin e kapacitetit profesional të Policisë së Kosovës, si dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në një takim të veçantë, delegacioni i DEA-s u takua me zyrtarë nga Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotik për të shqyrtuar rrugët për bashkëpunim të ardhshëm dhe zhvillim të aftësive.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, së bashku me ekipin e lartë të menaxhimit, shprehën vlerësimin e tyre të sinqertë për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të ofruar Policisë së Kosovës dhe personelit të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje…