Deliu-Kodra akuzon Kurtin për pranimin e draftit të asociacionit: Dëmi është i pariparueshëm

27 tetor 2023 | 13:00

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se diplomacia e Kosovës nuk e ka shfrytëzuar rastin në Banjskë të Zveçanit, ku ka mbetur i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Duke iu referuar takimit të fundit të kryeministrit Albin Kurti në Bruksel, ku ka pranuar draftin për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Deliu-Kodra, ka thënë se shefi i qeverisë i ka bërë dëm të madh vendit

“Megjithatë  shteti i Kosovës, diplomacia e Kosovës, bartësit e institucioneve e Kosovës nuk e kanë shfrytëzuar e as nuk kanë kapitalizuar sa duhet e si duhet këtë ngjarje në mënyrë që kjo pozicioni ndërkombëtar i Kosovës në dialog me Serbinë të fuqizohet dhe të faktorizohet”.

“Sa herë Serbia e sulmon Kosovën, Kosova duhet me lëshuar pe. Na sulmoi më 24 shtator dhe 26 tetor e pranoi një draft të asociacionit, mesazhi është i qartë. Kryeministri Kurti i ka bërë dëm të pariparueshëm funksionimit të shtetit të Kosovës përmes pranimit të këtij drafti, sepse njohja reciproke nuk është askund, nuk e përmend kryeministri, e përmend Asociacionin, statusin, vetëmenaxhimin për serbët, por jo njohjen ‘de-jure’ të Kosovës. Kjo ka ndodhur me këtë qeveri të Albin Kurti, nga njohja reciproke në qendër kemi pranim të autonomi të serbëve të Kosovës”, ka thënë ajo në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Gjakovë - Departamenti për Krime të Rënda,…