Deliu-Kodra, deputetëve të LV-në: Dikur i quanit “super kriminelë” shkelësit e Kushtetutës

28 prill 2022 | 16:54

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka folur të enjten në Kuvendin e Kosovës në lidhje me hetimet për keqpërdorimet në sektorin e energjetikës.

Ajo ka thënë se qeveria po do të vë mjegull dhe të mos zbardhë keqpërdorimet në çmimet e rrymës.

“Shumica po do që më shumë të vendos mjegull se sa të zbardhë energjetikën. Po shihet që është bllokadë e hapur që të pengojë një të drejtë kushtetuese të opozitës për të zbardhur hetimet për keqpërdorimet që kanë ndodhë në KEK”, ka thënë Deliu-Kodra.

Më tutje, deputetja e PDK-së ka thënë se një diskurs i ashpër po përdoret edhe ndaj mediave nga qeveria.

“E njëjta gjuhë dhe i njëjti diskurs është edhe me mediat që për çdo ditë zbulojnë keqpërdorimet e Qeverisë. Është shumë jofer, qasja e kësaj pozite duke pasur parasysh kontributin që japin të gjitha komisionet parlamentare. E dimë se cila është qasja e opozitës në Komisione, s’kemi qenë asnjëherë bllokues. Ne e dimë se si është bllokuar ky Kuvend në të kaluarën me metodat më jo-demokratike”.

“Kemi dyshime të argumentuara për keqpërdorime. Dhe përderisa s’ka transparencë”, ka thënë ajo, duke ia kujtuar Albin Kurtit edhe shprehjen e tij të dikurshme se shkelësit e Kushtetutës janë “super-kriminelë”.

“ZRrE-ja nuk e ka zbatuar një vendim të Gjykatës Themelore. Shkelin Kushtetuta, gjykata, teksa në të kaluarën i kanë quajtur super-kriminelë shkelësit e Kushtetutës”, ka thënë Deliu-Kodra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit ka regjistruar një fitore të madhe në…