Deliu-Kodra dhe Zemaj zhvillojnë takime në Senatin amerikan

06 shkurt 2018 | 18:52

Personalitete nga e gjitha bota janë duke marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Në këtë ngjarje Kuvendi i Kosovës është duke u përfaqësuar nga kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Të martën Deliu-Kodra dhe Zemaj, bashkë me ministrin Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, kanë zhvilluar një takim në Senatin amerikan me përfaqësues të lartë të këtij senati dhe të shteteve nga Evropa Juglindore.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me sfidat e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe thellimin e bashkëpunimit me Senatin amerikan.

Po ashtu, deputetët Deliu- Kodra dhe Zemaj kanë zhvilluar një takim të veçantë me admiralin Patrick Walsh, komandant i Flotës për Pacifikun.

Takimet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, ku do të organizohet edhe ceremonia kryesore e Lutjeve te Mëngjesit.

Lutjet Mëngjesit janë një traditë e vjetër për më gjatë se gjashtë dekada, sipas të cilës, çdo vit, më 4 shkurt, në lutjet e përbashkëta mblidhen presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, anëtarë të Kongresit, politikanë amerikanë, udhëheqës ushtarakë, si dhe mysafirë nga qindra vende të botës.

Kjo traditë e lutjeve ka nisur që nga koha e presidentit Dwight Eisenhower, më 1952.

Senatori i atëhershëm Franck Carlson nga Kanzasi kishte ftuar spontanisht presidentin Eisenhower në Senat për një lutje të përbashkët për suksesin e Qeverisë.

Fotografia e Blerta DeliuFotografia e Blerta Deliu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Hasan Prishtina” në…