Deliu-Kodra: Eksporti më i madh i këtij pushteti këtë vit, 10 mijë doza drogë në Shqipëri

15 gusht 2023 | 13:06

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, i cili është kapur nga policia shqiptare në Tiranë me 11 mijë doza drogë.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se sasia e kapur e drogës tregon eksportin më të madh të këtij pushteti për këtë vit.

“Eksporti ma i madh i këtij pushteti këtë vit: 10 mijë doza drogë në Shqipëri nga asamblisti i tyre, në vlerë mbi 400 mijë euro! Respekt. Era shtet!”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marash Kumbulla përgatitet të nisë sezonin e katërt me Romën…